Kreu i PD-se Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në familjen e 33-vjeçarit Arjan Salaj, i cili humbi jetën javën e kaluar, duke shpëtuar disa punonjës të tjerë nga zjarri që përfshiu një magazinë veshjesh në një qendër tregtare tek kthesa e Kamzes.
Mësohet se vizita në familjen Salaj është zhvilluar dy ditë më parë, ditën kur trupi i pajetë i të riut u nxor nga ndërtesa 60 orë pasi ishte përfshirë nga flakët.
Burime pranë familjes bëjnë me dije se kreu i opozites ka dashur ta mbajë jashtë vëmendjes mediatike këtë vizitë, duke respektuar dhe dhimbjen e familjes.
Basha ka takuar familjarët e të riut, duke i ngushëlluar për humbjen e madhe, e duke vlerësuar lart figurën e të riut.