Gjyshja e ish-presidentit, Barack Obama ka vdekur në moshën 99-vjeçare pas një sëmundje.
Vajza e Sarah Ogwel Onyango Obama ndau lajmin e hidhur gjatë ditë së sotme, duke thënë se nëna e saj kishte vdekur në një spital në qytetin Kisumu në Kenia.
Një zëdhënës i familjes tregoi se e ndjera kishte qenë e sëmurë prej një jave, por nuk vdiq nga COVID.
“Unë dhe familja ime po vajtojmë për humbjen e gjyshes sonë të dashur, Sarah Ogwel Onyango Obama, e njohur me shumë dashuri më mirë si “Mama Sarah”, por e njohur për ne si “Dani” ose Granny. Do të na marrë malli për të”, ka shkruar ndër të tjera Obama në Twitter.
Gruaja e dytë e gjyshit të Barack-ut, Sarah ishte e dhënë pas mbledhjes së parave për të shkolluar vajzat dhe jetimët në Kenia.