Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme, ku një automjet ka përplasur një motor në lëvizje në rrugën ‘Bardhyl’.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili nuk është identifikuar. I riu rreth moshës 25-vjeç është transportuar me urgjencë në spital, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njotimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl” mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.