Një adoleshent është plagosur me mjet prerës pas një sherri mes disa të rinjve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një sherri me sende të forta për motive banale. I riu, i moshës rreth 13 vjeç, u godit me një mjet prerës dhe u transportua për në spital.
Mësohet se gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuar ka mbetur edhe një adoleshent tjetër, gjithashtu jashtë rrezikut.
Forcat e policisë që mbërritën në vendngjarje shoqëruan në komisariat një person për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat dhe shkaqet. Ndërkohë që autori i dyshuar është shpallur në kërkim.