Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 vite burg biznesmenen Vjollca Hoxholli, e cila shiste nga dy herë apartamentet duke mashtruar qytetarët.
Hoxholli u përball në Gjykatë me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.
Po për mashtrim u dënua edhe Dorjan Hata, i cili kishte shërbyer si sekser në shitjen e banesave.
Më herët, pokuroria e Tiranës kishte kërkuar 6 vite burg për Vjollca Hoxholli, e cila herën e fundit është vënë në pranga në vitin 2018
Ajo akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.
Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.