Dy të rinjë janë arrestuar në Tropojë pasi janë konfliktuar me persona të tjerë në lokal duke dëmtuar ambientet. Florjan Osmanaj dhe Elison Bajramaj janë dy të rinjtë që në momentin e shoqërimit në polici kundërshtuan efektivët duke dëmtuar më pas mjetin e policisë.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, banues në Tropojë.Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ” Shkatërrimi i pronës”.