Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë. Një fëmijë 3 vjeçar është dëmtuar rëndë pasi e ka zënë përposhtë, dollapi i rrobave.
Fëmija 3 vjecar, i identifikuar si Amelio Brahollari, është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
3 vjecari, banor i Sarandës, aksidentalisht në shtëpinë e vet i ka rënë sipër tij dollapi i shtëpisë dhe për rrjedhojë është goditur keqas në kokë duke i krijuar frakturë të rëndë.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës është transportuar në rrezik për jeten drejt Tiranë.