E ndonëse jemi në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, në vend vijojnë ende skandalet e shitblerjes së votës nga ana e PS. Sipas denoncimeve të qytetarëve të Dibrës, para pak minutash në Maqellarë, përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar një mjet, teksa dyshohet se ka qenë në lëvizje më qëllim shpërndarjen e parave në këmbim të votave. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga kandidati demokrat për Dibrën Xhelal Mziu, Luan Haka, por jo vetëm. Siç shihet edhe nga videoja, përfaqësues të PD kanë bllokuar makinën, duke ndaluar qarkullimin e mjetit. Në vendngjarje vihet re prania e efektivëve të Policisë së Shtetit, ndërsa pritet edhe një reagim për këtë skandal.