Policia e Shtetit ka nisur kontrollet për kapjen e shtetasit turk, Faruk Fatih Özer, i cili konsiderohet si hajduti i vlerës më të madhe në Turqi, plot 2 miliardë euro.
Shtetasi turk F. O. është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon.
Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka detyrimin për të ushtruar kontrolle për gjetjen e tij, bazuar në informacione apo dyshime se ky shtetas mund të fshihet në Shqipëri.
Pak kohë më parë, autoritetet turke i kërkuan Shqipërisë të dorëzojë Fatih Ozer. Dy persona janë arrestuar gjatë ditëve të fundit ne Shqiperi, pasi ka dyshime se pritën në aeroportin e Rinasit dhe më pas strehuan një nga personat më të kërkuar aktualisht në botë, turkun Faruk Fatih Ozer.
I riu konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesëve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë.
Özer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se kishte mbërritur në Shqipëri, 8 ditë më parë. Më pas, data ekzakte nuk dihet ende, ai është nisur për në Kosovë, ku edhe dyshohet se është prangosur nga Policia vendase, duke iu referuar mediave turke.