Gjatë ditës së sotme një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën, teksa një i ri 18-vjeçar grabiti një argjendari. I armatosur 18-vjeçari, Martin Kapllanaj, shënjëstroi me plumba biznesin, teksa brenda argjendarisë ka qenë edhe pronarja. Në një intervistë për mediat, kjo e fundit është shprehur se nuk është hera e parë që grabitet pasi sipas saj është hera e katërt.
Pronarja:
Të lutem se jam e tronditur. Është e 4 herë që grabitemi. E kam përjetuar keq, nuk mundem të flas. Ishte një person me çifte. Mori bizhuteri, por nuk munda ta shikoja se isha me kurriz.
Pas ngjarjes autori 18-vjeccar është prangosur dhe i është sekuestruar arma dhe sasia e bizhuterive që arriti të rrëmbejë.