Ana Lleshi ishte e ftuar në emisionin “Why Not”, ku bashkë me producentin u justifikua sa mundi për këngën e parë që publikoi e cila nuk u prit shumë mirë nga publiku.
Gjithashtu, Ana foli për jetën private, fëmijërinë e saj në jetimore dhe faktin që jeton me nënën biologjike që e ka takuar vetëm para dy vitesh.
Por, nisur nga një koment që Ana i ka bërë kohë më parë reperit Getinjo në “Instagram” dhe që mori mjaft vëmendje, Roza shfaqi në ekran foton e reperit dhe Ana u “çmend”.
“Sa qejf e ke nga 1-10”, e pyeti Roza dhe Ana u përgjigj: 100.
Më pas ana u ngrit për të puthur foton e Getinjos që ndodhej në ekran dhe u sigurua ta puthë në buzë.