Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme.
Madje ajo nuk i kursen as fotot e ëmbla me dy djemtë e saj, Jonin dhe Diellin. Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka vendosur që të urojë publikisht 1 Qershorin, festën e fëmijëve.
Arbana ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me Jonin. Ajo zbulon se ai ka operuar bajamet me sukses dhe duket mjaft mirë me shëndet.