Një ndër konkurrentët më të komentuar të “Përputhen” ka qenë padyshim Juli.
Ai mori vëmendjen e të gjithëve, pasi u shpreh se ka jetuar në shpellë.
Së fundmi, ish-konkurrenti ka bërë një postim në Instagram, ku nuk kanë munguar as komentet negative.
“Kontroll te çmendina ke bërë zotëri?”, i ka shkruar një ndër ndjekësit.
Juli ia ka mbyllur mirë gojën duke iu përgjigjur:
“Nje njeri i vetem kam bere emision ne 13 stacione ne 5 shtete dhe po vazhdoj me lart pa ndihmen e asnje institucioni apo pa te njohur ne politike. Cmenduri eshte te rrish ne kafene ter diten se mos te shan komshia po te besh dicka ndryshe. E po s’te pelqeu, shiko punen tende.”