Disa ditë më parë në rrjet qarkulloi një screenshot i një fotoje që tregonte një mesazh që Khloe Kardashian i kishte dërguar gruas që pretendonte se kishte një fëmijë me partnerin e saj.
Mirëpo, avokati i saj në një deklaratë të dhënë në “Page Six” tregon se Khloe do ta padisë Kimberly Alexander pasi ka falsifukuar Dm e saj dhe mesazhi nuk është shkruar nga ajo.
“Ju vendosni fjalë në gojën e saj që ajo kurrë nuk i tha dhe që nuk do t’i thoshte. E falsifikove të gjithë. Dhe tani e keni pranuar publikisht ”– është shprehur Khloe.
Në fillim të Majit 2020 Thompson pas akuzave se djali ishte i tij pranoi të bëntë testin e ADN-së, rezultati i të cilit doli negativ.
Edhe pse Kimberly nuk e pranoi rezultatin, madje e akuzoi laboratorin se ka qenë i paguar nga Khloe për të ndryshuar rezultatin, Khloe i kërkoi armëpushim.
Por ajo nuk e ka pranuar dhe ka vazhduar akuzat drejt Thompsonit dhe Khloes.
Pas publikimit së mesazhit ku thuhej se Kardashian i ka shkruar asaj, Khloe shprehet se Kimberly po e bën gjithçka vetëm për vëmëndje.
Kimberly dukej e zhgenjyer në lidhje me “kërcënimin” që Khloe i ka dërguar dhe së fundmi pas gjithë kësaj “lufte” mes dy rivaleve duket se Kimberly e ka pranuar humbjen pasi ajo pranoi se Instagrami i saj është hakuar dhe e ka fshirë postimin.