Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një linjë urbane në San Francisco, SHBA, ku një adoleshent është kapur nga kamerat e sigurisë duke i vënë flakën flokëve të një gruaje në autobus.
Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, shihet që adoleshenti mban një çakmak në pjesën e pasme të kokës së gruas me qëllim për t’i vënë flakën.
Megjithatë nuk është plotësisht e qartë masa në të cilën janë djegur flokët e gruas apo nëse ajo ka marrë lëndime.
Ngjarja u raportua nga shoferi i autobusit, por në momentin kur policia mbërriti, gruaja dhe adoleshenti ishin larguar që aty.