Disa pamje tronditëse janë publikuar nga mediat ndërkombëtare ku konfirmohet se Instituti i Virologjisë Wuhan në Kinë kishte lakuriqë nate të gjallë që i mbante në kafazë. Pamjet e publikuara së fundmi kanë rikthyer sërish dyshimet se virusi mund të ketë dalë nga laboratori, një hipotezë e mohuar vazhdimisht nga autoritetet kineze.
Bëhet fjalë për një filmim ekskluziv të Sky News Australia, i cili shton edhe një herë dyshime për origjinën e koronavirusit. Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, pamjet tregojnë një shkencëtar që ushqen një lakuriq nate me një krimb.