Prokuroria e Vlorës ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e Raul Zenunajt, për shkak të dyshimit se këto pasuri janë krijuar nëpërmjet burimeve të paligjshme.
Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Vlorës sqaron se personi në fjalë i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale“.
Më tej, Prokuroria sqaron se shtetasi Raul Zenunaj rezulton i dënuar në Itali për për veprat penale “Prodhim dhe trafikim i drogës”; “Prodhim dhe shpërndarje e drogës”.