Nisma “Gati për Shqipërinë” është etiketuar së fundi si një dritare për të gjithë të rinjtë që duan të kontribuojnë me projekte në mandatin e 3 të Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim online me një tjetër grup të rinjsh ditën e sotme ku shfaqet si takim LIVE në faqen e tij të Facebook me një grup aplikantësh.
Në të njëjtin orar paraditen e sotme u zhvillua konferenca “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri” e OSBE në Tiranë në të cilën morën pjesë figura të rëndësishme politike, ndër to dhe zëvendësministrja e brendshme Romina Kuko.
Romina Kuko, zëvendës ministre e brendshme që nga 9 Tetori 2017 shihet në të njejtin orar paralelisht edhe në video live të kryeministrit edhe në konferencë, gjë që tregon qartazi se takimi online i Ramës me të rinjtë nuk zhvillohet drejtpërdrejtë.
Pamje nga Konferenca e OSBE në Tiranë:
Pamje nga takimi online i Kryeministrit: