Të paktën 27 persona , shumica e tyre punëtorë minierash, u vranë të premten kur autobusi që i transportonte doli nga rruga dhe ra në greminë, në jug të Perusë .
“Për fat të keq, ne jemi duke vajtuar vdekjen e 27 punëtorëve tanë pasi, autobusi ra në greminë”, tha përfaqësuesja e minierës, në një deklaratë, duke shtuar se 16 të tjerë u plagosën .
Zyra e prokurorit lokal tha se shoferi i autobusit ishte midis të vdekurve. “Kjo është një zonë shumë e rrezikshme“, tha prokurori Johnny Romero, duke shtuar se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë, se shiferin mund ta ketë zënë gjumi në timon.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit midis qytetit turistik të Naska dhe Pukio, në malësinë e rrethit Ayakuca, rreth 450 km në juglindje të Limës.
“Vëllai im u hodh nga dritarja dhe ra mbi gurë. Ai është plagosur rëndë, nuk është në gjendje të lëvizë trupin e tij, ai do të dërgohet në Lima”, tha Adriana Cruz Taipe për shtypin.
Ky është aksidenti i dytë vdekjeprurës automobilistik në vend brenda dhjetë ditësh.
Më 8 qershor, 17 njerëz u vranë kur një autobus.
Aksidentet rrugore janë shumë të zakonshme në Peru, për shkak të zhvillimit të shpejtësisë, kushteve të këqija të rrugës, mungesës së sinjalistikës dhe kontrolleve nga autoritetet.