E rëndë! Makina përplas motorristin, e nisin me urgjencë drejt spitalit

E rëndë! Makina përplas motorristin, e nisin…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas çaste më parë në rrugën e Durrësit në Tiranë, si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Bëhet me dije se i plagosuri ka qenë duke ecur ngadalë kur është goditur nga makina, duke marrë lëndime.

Ai është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit, ndërsa paraprakisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, ndërsa siç shihet dhe nga pamjet, ngjarja ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve të pranishëm në zonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit