Nismën e ndërmarrë për të ndihmuar familjen e Musaen Zenelit e finalizoi me një vizitë në familjen e 19-vjeçarit të ndjerë.
Kamarieri Rehyl Toska njoftoi se janë mbledhur mbi 2 milionë lekë, duke ja dorëzuar nënës së Musaenit.
Ai tha:
Isha shumë i prekur nga gjendja e nënës së Musaenit. Unë bëra ça na ka takuar ne, me aq kontribut sa kemi dhënë, dua të falenderoj kolegët, ish-kolegët, bizneset, qytetarë, të gjithë shqiptarët që më kanë kërkuar llogarinë e familjes. Ne nuk mund të kthejmë gjë mbrapa, por sa do me ja ngroh një fije familjes, me atë që janë duke përjetuar.
Kujtojmë se Musaem Zeneli humbi jetën mbrëmjen e 26 qershorit pas një sherri mes biznesmenëve për shkak të çadrave dhe shezlongëve në plazh.