Pasi u transferuan në kopshtin zoologjik të Tiranës, ditë më të mira duket se kanë ardhur për tre luanët e Safari Park Zoo, ose siç u cilësua ndryshe ‘Kopshti zoologjik i Ferrit’.
Luani me sy të nxirë, fotot e të cilit bënë xhiron e mediave angleze dhe atyre shqiptare, tashmë është kuruar dhe bashkë me dy “miqtë” e tij, prej një viti është transferuar në Holandë, në një qendër të specializuar rehabilitimi, të quajtur Felida.
Organizata ndërkombëtare “Katër Putrat”, ka shpërndarë edhe disa pamje të Luanit Lenci i cili tashme duket në gjendje mjaft të mirë.
Rasti i kafshëve të keqtrajtuara u publikua nga media britanike “Daily Mail”.
Menjëherë pas publikimit, një sërë reagimesh publike përfshinë mediat shqiptare, ndërkohë që institucionet u angazhuan për të sjellë kafshët në Tiranë, dhe u bë e mundur mbyllja e Safari Park Zoo. /Faxweb