Para disa javësh, ish-konkurrentja e “Përputhen” Gilberta Simoni ka treguar se marrëdhënia e saj me Ilirin nuk po funksiononte, dhe kështu janë ndarë.
Pasi i dhanë fund lidhjes së tyre, ajo ka hedhur akuza të shumta kundrejt tij, ndonëse ky i fundit nuk ka reaguar.
Gilberta postonte në “Instastory” mesazhe që i kishin dërguar të tjerët, ku i thonin se Iliri ishte i martuar dhe se kishte fëmijë.
Madje pas këtyre mesazheve, ajo vendosi që të fshinte të gjitha fotot që kishte me të në “Instagram”.
Mëngjesin e kësaj të mërkure, Iliri ka bërë një postim në “Instastory” ku zbulon se si qëndron e vërteta e tij.
“Ka akoma që, mbas shpifjeve lushnjare, më pyesin: se a është e vërtetë që…?
Dëgjoni o Milet!
Nuk kam qenë asnjëherë dhe nuk jam i martuar!
Nuk kam as grua dhe as fëmijë!
Të tjera dhe legjitime motive më larguan nga ajo e lumthit!
Pra isha dhe jam: lumturisht single”, shkruan Lara në postimin e tij, teksa uron edhe një muaj të mbarë.