Aurora Mulla, inxhiniere tekstile në Policinë e Shtetit dhe Ylber Pjetërnikaj, zyrtar në Ministrinë e Brendshme po merren në pyetje si persona nën hetim për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë.
Kryetari i KVO, Pjetërnikaj ka rezultuar të ketë hequr firmën nga tenderi, teksa ka pretenduar se kishte refuzuar të firmoste për shkak të parregullsive që kishte konstatuar, e nga ana tjetër edhe zyrtarja e Policisë ka treguar se është tërhequr nga procedurat për shkak të këtyre parregullsive.
Megjithatë, në asnjë rast këta persona nuk kanë denoncuar këto parregullsi.
Dyshimet e SPAK për shkelje të këtyre personave janë ngritur më shumë edhe nga dëshmitë e marra nga personat e tjerë të paraburgosur për këtë çështje