Pikturohet flamuri i talebanëve jashtë ish-Ambasadës amerikane në Kabul

Pikturohet flamuri i talebanëve jashtë ish-Ambasadës amerikane…

Fox News të hënën shfaqi pamjet ku tregohej si po pikturohej flamuri i bardhë i talebanëve jashtë ish -ambasadës amerikane në Kabul, Afganistan.

Flamuri u pikturua ditët e fundit, ndërsa stema e Emiratit Islamik të Afganistanit shihet në anën e djathtë të fotografisë. 

Ambasada amerikane në kryeqytetin afgan u mbyll më 15 gusht pasi zyrtarët atje shkatërruan dokumente dhe pajisje delikate para marrjes së Kabulit nga talebanët.

Gjatë asaj kohe, Fox News gjithashtu mori një fotografi të flamurit të ambasadës amerikane duke u valëvitur në kryeqytetin afgan.

Talibanët thanë se Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të mbajnë ambasadën e tyre në Kabul, por Departamenti Amerikan i Shtetit refuzoi.

Puna e pikturës është provokuese sepse ambasada zakonisht konsiderohet pronë e vendit që zotëron ambasadën.

Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë kërkesën e talebanëve për ta mbajtur ambasadën hapur pas largimit të ushtrisë amerikane, dhe në vend të kësaj transferoi aktivitetet e ambasadës amerikane në Afganistan në Doha, Katar.

“Ndërsa qeveria amerikane ka tërhequr personelin e saj nga Kabuli, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë qytetarët amerikanë dhe familjet e tyre në Afganistan nga Doha, Katari,” tha Departamenti i Shtetit në një mesazh.

Të hënën, talebanët lëshuan një deklaratë duke pretenduar se ata kanë marrë kontrollin e provincës Panjshir, e cila ndodhet në veri të Kabulit, e cila shërbeu si terren i forcave kryesore të rezistencës në vend.

Fotografitë u shfaqën në mediat sociale që tregonin anëtarët e talebanëve që qëndronin në portën e kompleksit të guvernatorit të provincës, raportoi Reuters. Provinca ishte kështjella e fundit e forcave anti-talebane në vend dhe e vetmja provincë që talebanët nuk e kishin marrë gjatë spastrimit të tyre muajin e kaluar.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit