Vende pune në shkëmbim të votave, qeveria shton 12 mijë të punësuar në sektorin publik

Vende pune në shkëmbim të votave, qeveria…

Një artikull i Birn tregon se qeveria ka shtruar 12 mijë të punësuar në sektorin publik.

“Numri i të punësuarve në institucionet e qeverisjes apo në ndërmarrjet shtetërore arriti në 185 mijë vetë, niveli më i lartë që nga viti 2002, në atë që duket se është thjeshtë vende pune në shkëmbim të votave”, shkruan autori.

Aritulli nënvizon se statistikat e INSTAT tregojnë se rritja e numrit të të punësuarve në shtet filloi në vitin 2018 ndërsa rritja më e madhe u krye gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, ndërsa qeveria e kryeministrit Edi Rama përgatitej për zgjedhje.

Në fund të shtatorit, sektori publik numëronte 172 mijë të punësuar ndërsa në fund të dhjetorit, 182 mijë vetë.

“Qeveria nuk ka dhënë shpjegime se për çfarë arsye kaq shumë njerëz janë punësuar rishtaz. Aktualisht 26% ose një në katër shqiptarë të punësuar i përkasin sektorit publik, ku përfshihet qeveria qendrore, pushteti vendor dhe ndërmarrjet shtetërore, të tilla si OSHEE apo ujësjellësat.

Shqipëria ka pasur tendencën e pakësimit të të punësuarve në sektorin publik që nga rënia e komunizmit, pjesërisht për shkak se shteti ishte i mbingarkuar me punonjës pa produktivitet dhe pjesërisht për shkak se popullsia e vendit ka ardhur vazhdimisht në rënie. Herën e fundit kur Shqipëria kishte kaq shumë të punësuar në shtet ishte viti 2002”, thuhet në artikull.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit