Michelle Heaton këngëtarja e njohur, ka ndarë me të gjithë historinë e saj në lidhje më varësinë që ka pasur ndaj alkoolit.
Ajo postoi disa foto ku zbulonte se gjendja e saj kishte qenë aq serioze, sa i kishin mbetur vetëm pak ditë jetë.
Në njërën foto ajo tregon se si kishte përfunduar për shkak të alkoolit ku duket e shpërfytyruar.
Ndërsa në foton tjetër tregon veten e saj të rikuperuar nga alkooli.
“Kjo fotografi nuk është për t’u shokuar, ishte realiteti im! 20 javë më parë, unë isha e shkatërruar, sistemi imunitar po dështonte. Tek e dyta jam sot, më e shëndetshme dhe më e lumtur. Në Ditën Ndërkombëtare të të qenit Esëll duhet të rrisim ndërgjegjësimin mbi varësinë”, shkruan në statusin e saj Michelle.