E reja vdiq pas vaksinimit me Pfizer/ Policia: U bë keq në vendin e punës, kishte bebet e syrit të zmadhuara

E reja vdiq pas vaksinimit me Pfizer/…

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur familjarët bën të ditur vdekjen e 23-vjecares nga Drenasi dhe kjo vetëm dy ditë pasi kishte marrë vaksinën kundër Covid. Pas akuzave të familjes që vajza e tyre u shua si shkak i dozës së vaksinës ka ardhur edhe reagimi i policisë.

 Sipas raportit, asaj i ishte përkeqësuar gjendja në vendin e punës, dhe pasi ishte dërguar në QKUK, kishte vdekur.

“QKUK, Prishtinë, 15.09.2021-17:45. Viktima femër kosovare, të cilës sipas informatave të para i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. Sipas mjekëve të QKUK-së, rekomandimi i tyre ka qenë që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, por familjarët ka refuzuar. Për shkak të dyshimeve, njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit