"Të ngre në ajër"/ Plas sherri mes Mikelës dhe Adës, Bruno ngrihet dhe ul gjakrat

“Të ngre në ajër”/ Plas sherri mes…

Zënkat në emisionin “Për’Puthen” janë bërë ajka e këtij emisioni, teksa nuk mungojnë në çdo takim dashurie mes vajzave dhe çunave. Në këtë puntatë ka qenë takimi mes Adës dhe Brunos, i cili ishte si një takim i mrekullueshëm për dyshen, ndërsa solli debate të ashpra midis dy vajzave, Mikelës dhe Adës. Ajo që ngjalli zënkën mes gocave ishte fakti që Ada shkoi me libër në takimin me Brunon. Debati me fjalë agravoi edhe në përplasje fizike, por ishte Bruno ai që është ngritur në këmbë dhe ka ulur gjakrat mes dy vajzave.

Mikela: Do ti mbushësh mendjen publikut se nuk jam kështu, që jam më shumë.

Ada: Nuk dua të të flas fare.

Mikela: Je injorante fare.

Ada: Je ti injorante.

Mikela: Ke ardhur këtu, debate me njerëzit. Idiote fare, o zot i madh.

Ada: Ta nxjerr unë jashtë apo…

Mikela: Mos më kthe mua kurrizin.

Ada: Po nuk je askush.

Mikela: Qepe se do të të kap për lesh koke.

Ada: Mos më trego mua lesht e kokës se jam e vogël po të ngre në ajër.

Bruno: Jeni femra, rrini urtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit