Kur merr fund pandemia? Flet CEO i Pfizer: Do të bëhet grip sezonal

Kur merr fund pandemia? Flet CEO i…

Albert Burla CEO i Pfizer ka paralajmëruar se Covid merr fund vitin e ardhshëm, teksa shton se koronavirusi do të bëhet grip sezonal. Në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan ABC, z.Burla tha se kjo pandemi është çështje muajsh që të zhduket, por shtoi se mutacione të reja nuk përjashtohen.

“Brenda një viti ne do të jemi në gjendje t’i kthehemi jetës normale. Vitin e ardhshëm nuk do të ketë më pandemi globale të koronavirusit të ri Sars-Cov2. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se mutacionet e reja do të ndalen dhe nuk do të na shqetësojnë. Parashikojmë se me kalimin e kohës, Covid-19 ka shumë të ngjarë të zhvillohet në një grip sezonal që do të kërkojë vaksinim vjetor për të luftuar mutacionet e reja që do të shfaqen tani e tutje në të gjithë botën. Unë mendoj se skenari më i mundshëm janë vaksinimet vjetore. Por ne nuk e dimë ende të saktë. Duhet të presim dhe të shohim zhvillimet”, deklaroi ai,

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit