Reagon nëna e Aldi Ramës për humbjen e djalit, i ati mbërrin nga Greqia për t’i dhënë lamtumirën

Reagon nëna e Aldi Ramës për humbjen…

Vdekja e 21 vjeçarit Aldi Rama pasi vrau oficerin në Lezhë ishte një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik. Në media u publikua dhe se familjarët e braktisën Aldi Ramën në morg. Por ditën e sotme, nëna e tij ka reaguar në rrjetet sociale.

Mamaja e tij, Valbona Kolgjini, ndërkohë ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas vdekjes së të birit, ku ka publikuar një foto të djalit të saj, ndërsa në foton e profilit ka vendosur një shenjë zie, për të nderuar kujtimin e të birit.

Ndërsa babai i tij, Rufan Rama, i cili prej vitesh jetonte në Greqi, ka mbërritur në Durrës për t’i dhënë lamtumirën të birit. Aldi Rama jetonte me gjyshërit në Lezhë, pas divorcit të prindërve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit