Një ngjarje e rëndë tek “Fish City”, biznesi i Gjergj Lucës, ndodhi pak ditë më parë në Elbasan, ku një kamarier u ther nga klienti i restorantit ku ai punonte, pasi i kishte thënë se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Bëhet fjalë për Gazment Kurmakun, kryekamerierin e kompleksit në Labinot, Fish City pjesë e Rozafës së Gjergj Lucës. Lajmin e konfirmoi më pas edhe vet kompleksi. Momentalisht Gazment Kurmaku ndodhet në vdekje klinike pas súlmeve të Llapushit, teksa ky i fundit është árrestuar.
Llapushi besonte në islman, ishte besimtar mysliman dhe këtë gjë e bënte të ditur edhe nëpërmjet postimeve të tij në rrjetin social Facebook, ku shkruante: “O Allah ma merr jetën si Besimtar Musliman!”.