Policia në Itali ka vënë në pranga dy shtetas me origjinë nga Shqipëria. Personat e arrestuar në Milano, janë shtetasit me iniciale B.L. të 45 vjeç dhe J.S. të 27 vjeç, teksa akuzohen për posedim dhe shtije droge.
45-vjeçari u pa nga policia në bordin e makinës së tij pranë Viale Monza, teksa ishte duke dorëzuar një zarf të kuq tek një 27-vjeçar po ashtu shqiptar i cili pasi u kontrollua më pas, u zbulua se mbante dy pako heroinë me peshë rreth 1 kilogram.
Pas hetimit të kryer nga Agjentët e Komisariatit Garibaldi Venezia, në banesën e 45-vjeçarit u zbulua 19 kg kokainë, 20 kg heroinë, 160 kg lëndë përzierëse, 5,500 euro para të thata, material për përpunimin dhe paketimin e drogës, një presë e madhe metalike, tre furra me mikrovalë, dy përzierës të mëdhenj, kimikate të lëngshme dhe dy maska me gaz.
Burimi: osservatoremeneghino.info/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Atdheu