Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një 24-vjeçare ka droguar dhe përdhunuar një vajzë të mitur që e njohu në një festë.
Ajo është arrestuar pasi policia ka zbardhur të vërtetën.
Ajo e mbajti peng 14-vjeçaren për një muaj dhe e torturoi. Elham Naaman, 24 vjeç, dyshohet se u takua me vajzën adoleshente nga perëndimi i Sidneit në një festë dhe pas kësaj ato u bënë shoqe në rrjetet sociale.
Policia thotë se Naaman dhe vajza e re u takuan më 5 qershor dhe teksa po hipnin në makinë vajza dyshohet se u përdhunua nga një burrë i panjohur i cili ishte ulur brenda. Por vajza e cila u mor peng, u përdhunua në një dhomë hoteli ku u mbajt deri më datën 6 korrik.
Aty ajo dyshohet se u drogua, u sulmua seksualisht dhe fizikisht. Dokumentet e gjykatës pohuan se adoleshentja ishte mbajtur kundër vullnetit të saj dhe ishte droguar. Policia gjithashtu pretendoi se asaj i ishte injektuar heroinë dhe ishte kërcënuar me një pishtar zjarri.