Një aksident i rëndë është regjistruar në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, teksa të plagosur kanë mbetur dy vëllezër të mitur.
Këta të fundit bëhet me dije se janë vëllezërit me iniciale E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç.
Pas ngjarjes të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.