Në qytetin e Vlorës, konkretisht në fshatin Hysoverdh në zonën e Kotës, në Bashkinë e Selenicës është gjetur një person i vdekur.
Viktima është konstatuar nga banorët e zonës në një parcelë toke, teksa sipas policisë i ndjeri ka qenë çoban në atë zonë.
Mësohet se 64-vjeçari që u gjet i pajetë ka pasur probleme me zemrën.