Një vajzë 18 vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia. Ngjarja po hetohet nga policia në Turqi. 18 vjeçarja Aleyna Aggul, ra për vdekje nga apartamenti i katit të pestë të shtunën që shkoi në Igdir të Turqisë.
Në apartament është gjetur një letër në dukje e shkruar nga e ndjera fajësonte një burrë 42-vjeçar që është arrestuar.
Në letër vajza akuzonte pas vdekjes, babanë e të dashurit të saj, duke shkruar: “Gokhan Argin është përgjegjës për vdekjen time”.
Sipas rrjetit vendas Haberler, Aleyna kishte qenë prej kohësh në një lidhje me të birin e të akuzuarit.
Por Gokhan, i cili punon në biznesin e ndërtimit, kishte shantazhuar Aleyna pasi kishte marrë fotot e zhveshura të saj në celularin e të birit.
Sipas akuzave, ai e kishte thirrur Aleyna në zyrën e tij dhe i kishte bërë shantazh me fotografitë dhe kishte abuzuar seksualisht me të.
Vajza shkruante se babai i të dashurit të saj i kishte thënë: “Kam fotot dhe videot e tua. Nëse nuk bindesh, do t’ia tregoj ato familjes tënde dhe miqve të tu. Të gjithë do ta dinë se cila je”.