Një akt I paprecedent është regjistruar në Prishtinë. Mësohet se gjatë mesnatës është grabitur me armë zjarri një farmaci në kryeytetin e Kosovës.
Konkretisht, farmacia e grabitur është “Green Pharmacy” në lagjen Lakrishte. Në videon e siguruar nga lajmi.net shihet një person i cili nën kërcënim të armës arrin që nga farmacia të marrë një shumë të konsiderueshme të parave.