Në Shqipëri ka mbërritur shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla. Ky I fundit është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu. Bourla ka parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe ka diskutuar me Ramën mbi planin e mëtejshëm të furnizimit..
Rama;
Dua t’ju jem mirënjohës, pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht, ju hapët dyert në momentin që Nju Jorku ishte mbyllur. Duke qenë këtu dhe shihnim të tjerët që kishin nisur vaksinimin ishte shumë e rëndë. Faleminderit prej jush, dhe që erdhët në Shqipëri.
Ndërkohë shefi i Pfizer u shpreh se ndihej mirë që në kushtet e pandemisë ishte lidhur miqësi me Ramën.
Bourla:
Kur ju erdhët dhe dhatë argumente ishte shumë befasuese, jam shumë i lumtur që jemi bërë miq gjatë kësaj sfide.