Pjesë e provës së javës ka qenë ndarja e historive nga konkurrentët e Big Brother VIP. Ata kanë ndarë me njëri tjetrin histori të vështira të jetës së tyre. Arjola Demiri, aktorja e njohur ka treguar se ish partneri i saj e ka tradhtuar dhe ajo e ka falur për vite.
Ajo tha se e kishte mësuar këtë gjë nga një mikesha e saj por vetëm pas disa kohësh mundi ta besonte vërtet.
‘’ Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhtoja, më tradhton vetë’’,- tha ajo.
Më tej aktorja tregoi se e kishte falur këtë veprim për 6 vite por gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.
‘’Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë’’,- shtoi ajo.