Kontrolli i lartë i Shtetit ka zbuluar një skandal të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, AKU.
Mijëra kilogramë ushqime të skaduara kanë qarkulluar në treg me dijeninë e AKU-së dhe kjo e fundit nuk ka bërë asgjë, por i ka lejuar të tregtohen.
Auditimi i KLSH është kryer për periudhën 2018-2020.
Janë 27 mijë e 890 kilogram mish, i ndryshëm, 20,000 kg djath të denoncuar për praninë e vajit të palmës, për të cilin ka patur ankesë nga konsumatorë, por që pas konstatimit rezulton se nuk ka asnjë të dhënë se si është vepruar me to.