22 vjeçarja Alexis LaRue ka habitur internetin me fotot e bebeve të saj binjake të cilat janë shumë të shëndetshme dhe në krahasim me trupin e vogël që ka nëna bebet duken me përmasa gjigante.
Ajo thotë se dy vajzat e saj binjake po bëhen objekt talljesh për peshën e tyre, pasi videot e tyre marrin miliona shikime në rrjetet sociale.
Nëna e re nxiste njerëzit të tregoheshin “të sjellshëm” pasi e akuzojne se po i ushqen së tepërmi binjaket e saj që tashmë peshojnë 9.5 kg secila.
Video e Aeksis u bë virale në rrjet kur nëna trupvogël shihej që mbante binjaket e stërmëdha. Shumë njerëz i uronin atyre shëndet sa më të mirë, por të tjerë vinin në lojë mospërputhjen e Camila e Elena me nënën e tyre.
Menjëherë pas lindjes nëna nisi të postonte video të tyre në rrjetin TikTok, por disa nga komentet ishin ‘jo shumë të sjellshme’.
Disa prej komenteve tallëse thonin: “Ato janë fëmijë tetë vjeçarë” ose “Po t’i vendosësh njëra mbi tjetrën do të ishin më të gjata se ty”.
Por dy binjaket e saj të çmuara po rriten shumë shpejt, saqë kanë thuajse trefishuar peshën e tyre.
Nëna thotë se është detyruar të postojë një video duke i peshuar vajzat për të provuar se nuk po gënjen me pamjen e tyre.