Një shpërthim zjarri në afërsi të spitalit Shefqet Ndroqi, alarmoi kalimtarët e rastit por edhe familjarët e pacientëve të shtruar, teksa rrezikoi edhe godinën e spitalit.
Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se zjarri ra në kabinën elektrike, ndërsa u përhapën dhe në drejtim të godinës së spitalit, por fatmirësisht u vunë nën kontroll shpejt, duke shmangur lëndimet në njerëz.
Pas zjarrit zjarrfikësja mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa po punohet për hetim të plotë të ngjarjes.