Avokati Altin Goxhaj i është drejtuar rektorit të Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, përmes një shkrimi publik, në lidhje me vendimin e UT për të mos lejuar studentët e pavaksinuar që të ndjekin mësimin.
Ai e quan rektorin sorosist dhe i thotë se do të përballet me gjykim për krime kundër njerëzimit, kështu e cilëson avokati ndalimin që po i bëhet studentëve të ndjekin mësimin si dhe detyrimin që po i bëhet për tu vaksinuar.
Postimi i plotë:
KUJTESË REKTORIT SOROSIST TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS JURISTIT ARTAN HOXHA
(dhe gjithë rektorëve të tjerë):
DO TË PËRFUNDONI NË BANKËN E TË AKUZUARVE PËR KRIME KUNDËR NJERËZIMIT!
Rektorët, Dekanët, kancelarët, madje dhe sekretarët dhe rojet,po konsumojnë veprën penale të krimeve kundër njerëzimit!
Personi që më habit më shumë është Rektori Artan Hoxha i cili është dhe jurist! E dimë që është socialist, sorosist, liberal por guximi i tij të habit!
Ai do të jetë në bankën e të akuzuarve për krime kundër njerëzimit pikërisht për këtë që po u bën studentëve duke i detyruar që pa dëshirën e tyre nën shtrëngim për të mos humbur të drejtën kushtetuese të arsimit por rrezikojnë jetën e tyre pa konsensus, pavarësisht formularëve mashtrues që po u vihen në dispozicion sikur po e bëjnë vullnetarisht!
Ata formularë të vaksinimit që i detyrojnë studentët të firmosin, nuk kanë më asnjë vlerë pas Urdhërit të Ndrydhuar të Ministres Manastirliu, dhe Rektori si jurist më kupton shumë mirë se pse e them këtë!
Sekreti i gropës ku kanë rënë të gjithë administratat universitare bashkë me ministren dhe komitetet, nga e cila nuk shpëtojnë dot, është mosnjohja de facto dhe dejure e statusit të atyre që e kanë kaluar covidin (me teste apo pa teste sierologjike).
Mosnjohja e këtij statusi hedh në erë gjithë vaksinimin e detyrueshëm dhe i kthen të gjitha veprimet e derisotme në krime kundër njerëzimit sps po detyron qëllimisht një masë njerëzish në rrezikim të provuar shkencërisht të shëndetit dhe jetës së tyre!