Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, një apartament në Astir u përfshi nga flakët. Në banesën ku ra zjarri ka qenë e zonja e shtëpisë, 62 vjeçarja Hava Osmënaj dhe djali i saj të cilët për të shpëtuar janë hedhur nga ballkoni.
62 vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë, teksa djali i identifikuar si Klodian Osmënaj 36 vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se ka edhe të lënduar të tjerë, ndërkohë që nuk bëhet me dije se cili mund të ketë qenë shkaku i zjarrit.
Njoftimi i Plotë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.