Një histori e përsëritur dhe e trishtë të miturve shqiptarë të cilët largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë drejt Europës.
Prindër të cilët nxjerrin nga Shqipëria fëmijët e tyre në Europë e më pas duke paguar shuma deri në 20.000 euro, i dërgojnë në Angli për një jetë më të mirë.
Ata janë më të lakmuarit nga grupet e organizuara kriminale për ti përdorur si bahçevanë në “shtëpitë e barit” ku rrisin Kanabis.
Sipas ligjeve të shtetit anglez asnjë minoren nuk mund të dëbohet nga Britania e Madhe pa mbushur moshën 17 vjeç.
Deri në këtë moshë ata mbahen nën kujdesin e shërbimeve sociale.
Janë këto shërbime sociale të cilat në periudhën Janar-Tetor 2021, kanë shpallur si të humbur 8 minorenë shqiptarë, duke kërkuar ndihmën e publikut në gjetjen e tyre.
Emrat e tyre:
Anjez Hamza vjeç 17 i shpallur i humbur prej 07.09.2021 në zonën Oxfordshire.
Andi Aliaj vjeç 16 i shpallur i humbur prej 19.07.2021 në zonën Middlesbrough, North Yorkshire.
Elis Celkupa vjeç 16 i shpallur i humbur prej 09.08.2021 në zonën Croydon Londër.
Sufjan Kastrati vjec 17 i shpallur i humbur prej 20.08.2021 në zonën Enfield Londër.
Tahir Lala vjeç 16 i shpallur i humbur prej 20.09 .2021 në zonën Hove Sussex.
Denis Haliaj vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.08 .2021 në zonën Crumpsall, Manchester.
Adrian Mata vjeç 17 i shpallur i humbur prej 15.04 .2021 në zonën Bradford, West Yorkshire
Arben Axhami vjeç 16 i shpallur i humbur prej 08.02 .2021 në zonën Enfield, Middlesex.