Është identifikuar emri i 38 vjeçarit që u gjet i pajetë në lumin Shkumbin.
“Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar”, njoftoi Policia.
Mësohet se personi është anëtar i bandës së Lushnjes. Emri i personit është Elton Mermali. Ai përdorte emrin Alban Semaku.
Viktima është identifikuar nga e ëma, në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit.
38-vjeçari është gjetur i vrarë me dy plumba në shpinë dhe brinjë mbrëmjen e kaluar, por trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme. Ndërkohë, policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.