Abc ka bërë publike videon e momentit të vrasjes së kryekamarierit nga Erjon Llapshi në restorantin Fish City.
Gazment Kurmaku u vra nga klienti 33 vjeçar Erjon Llapsh.
Sherri mes Kurmakut dhe Llapshit ka zgjatur për 1 minutë e 11 sekonda. Në pamje shihet kamerieri i cili shpjegon që tavolina në të cilën ishte ulur, ishte e rezervuar për 4 persona, ndërkohë Llapshi ngrihet nga tavolina e kërcënon dhe e kërcënon me thikë.
Pas këtij episodi, teksa kryekamerieri largohet duke diskutuar, Erjon Llapushi nga Pogradeci ngrihet nga tavolina dhe e godet, pasi bie në tokë Kurmaku përplas kokën në një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.
Ngjarja ka ndodhur në 2 tetor në sy të klientëve që ndodheshin në tavolinat e tjera.