Sherri masiv që ndodhi tek shkolla Çajupi në Tiranë ka bërë që të shkarkohet edhe drejtoresha e kësaj shkolle përveç dy mësuesve të cilat u përfshin në sherr me njëra tjetrën.
Ky vendim erdhi pas ngjarjes së shëmtuar të ndodhur gati 1 javë më parë mes dy mësueseve të kësaj shkolle.
Sherri mes mësueses së letërsisë dhe asaj të historisë degradoi deri në thirrjen e familjarëve.
Ata u përplasën fizikisht deri në përdorimin e armëve.
Dy mësueset e shkollës “Çajupi” u pezulluan menjëherë pas ngjarjes së shëmtuar. Elida Qenami, mësuese letërsie dhe Domenika Toptani, mësuese historie. Vendimi u mor nga Zyra Vendimore e Arsimit në Tiranë.
Sipas policisë sherri nisi në një lokal në afërsi të shkollës në rrugën “Kongresi i Manastirit”, fillimisht janë konfliktuar verbalisht, e më pas kanë përfshirë edhe familjarët e tyre.