Një shtetas 47-vjeçar ka rënë prangat e policisë, ndërsa akusohet se ka aksidentuar rëndë një grua. Ngjarja ka ndodhur në Berat, teksa pas aksidentit e plagosura është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Autori i ngjarjes i identifikuar me inicialet F.H., 47 vjeç po drejtonte mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A.M., 47 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, ndërsa policia po heton ngjarjen.